Presidenti Niinisto uron Trumpin

Evropë

Presidenti Niinisto uron Trumpin

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 12:11
Ilustrim

Presidenti Niinisto uron zyrtarisht fitoren Donald Trump-it, në zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.

“Uroj fitoren Donald Trump-it dhe popullit amerikan zgjedhjen për kryetar të SHBA-së.

Donald Trump zgjidhet kryetar i SHBA-së në momentin kur situata në politikën globale është më e tensionuar se kurrë që nga përfundimi i “luftës së ftohtë”.

Presidenti i SHBA-së në politikën globale ka një përgjegjësi të veçantë. Donald Trump, si prijës i ardhshëm në politikën jashtme, ka një ndikim të veçantë në atë se si do të duket bota në periudhën e tij.

Për ne, finlandezët, është me rëndësi që lidhjet mes  SHBA-së dhe BE-së, e sidomos në rajonin e Baltikut, të vazhdojnë në të mirë të sigurisë dhe të stabilitetit.

Lidhjet mes SHBA-së dhe Finlandës janë më të afërta se kurrë më parë, si në fushën e ekonomisë, në politikën mbrojtëse, në bashkëpunimin me NATO-n, si dhe në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti finlandez, Niinistô ndër të tjera i uron Donald Trump-it sukses dhe mençuri në kryerjen e detyrës si president i SHBA-së, duke vlerësuar si president i vendit më me ndikim në botë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat