Gjermania ka filluar deportimin e azilkërkuesve

Evropë

Gjermania ka filluar deportimin e azilkërkuesve

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 14:06
Një azilkërkues afgan pasi është deportuar nga Gjermania për në Kabul

Gjermania e ka nisur deportimin e azilkërkuesve pas masave energjike të kërkuara nga kancelarja, Angela Merkel për shpejtimin e trajtimit të kërkesave për azil në këtë vend.

Sot, të parët janë deportuar mbi 30 afganë.

Avokatët e refugjatëve kanë thënë se aeroplani me të deportuarit në bord është larguar nga aeroporti i Frankfurtit derisa qindra protestues kanë demonstruar kundër deportimit.

"Për shkak të rrugës për në Evropë, kam humbur gjithçka. Të gjithë e duan vendin e tyre, edhe unë e dua vendim tim, por çfarë duhet të bëjë në Afganistan? A duhet t’i bashkohem talibanëve apo DAESH-it (Shtetit Islamik)?", është shprehur i zemëruar, Mati Ullah një nga afganët e deportuar pasi e kanë kthyer në Kabul.

Gjermania ka pranuar 890 mijë migrantë gjatë vitit të kaluar, kryesisht afganë, sirianë dhe ata nga Iraku.

Berlini ka shpejtuar procesin e azil, përfitues të të cilit mund të jenë sirianët e ikur nga lufta, por jo banorët e shteteve të Ballkanit që janë larguar nga varfëria në shtetet e tyre.

Afganët gjenden në mes të dy këtyre grupeve, disa prej të cilëve konsiderohen se vijnë nga zona më të sigurta dhe disa të tjerë nga zona jo të sigurta të Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat