Gjermania do të gjobisë Facebookun me nga 500 mijë euro për çdo artikull të rremë

Evropë

Gjermania do të gjobisë Facebookun me nga 500 mijë euro për çdo artikull të rremë

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Mark Zuckerberg, foto arkiv

Lajmet e rreme në Facebook janë kthyer në shqetësim për shumë shtete të botës. Por, Gjermania po planifikon që të ndërmarrë veprime për këtë situatë.

Ligjvënësit gjermanë mendojnë të ngrenë një zyrë të Facebook në këtë shtet, që do të merret me lajmet e rreme dhe lajmet që përdorin gjuhë urrejtje.

Sipas Deutsche Welle, nëse zyra lokale e Facebook nuk do të ketë fshirë këto lloj lajmesh brenda 24 orësh, rrjeti social do të gjobitet nga Gjermania për 500 mijë euro për çdo artikull.

Ky shqetësim ka nisur që pas zgjedhjeve amerikane kur fitoi Donald Trump. Kreu i Facebook, Zuckerberg reagoi pas fitores së republikanit duke thënë se lajmet e rreme janë problem, por kjo është vetëm 1% e të gjithë artikujve që publikohen në këtë rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat