Lajmet e rreme për Gjermaninë, Facebook 500 mijë euro gjobë

Evropë

Lajmet e rreme për Gjermaninë, Facebook 500 mijë euro gjobë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 09:10
ilustrim

Lajmet e rreme në "Facebook" janë kthyer në shqetësim për shumë shtete të botës e sidomos për Gjermninë e cila po planifikon që të ndërmarrë veprime për këtë situatë.

Ligjvënësit gjermanë kanë menduar të ngrenë një zyrë të "Facebook" e cila do të merret me lajmet e rreme dhe lajmet që përdorin gjuhë urrejtje, ose nëse zyra lokale e "Facebook" nuk i fshin këto lajme brenda 24 orësh, rrjeti social do të gjobitet nga Gjermania për 500 mijë euro për çdo artikull.

Ky shqetësim ka nisur që pas zgjedhjeve amerikane kur fitoi Donald Trump. 

Kreu i "Facebook", Zuckerberg reagoi pas fitores së republikanit duke thënë se lajmet e rreme janë problem, por kjo është vetëm 1% e të gjithë artikujve që publikohen në këtë rrjet, transmeton "DW".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat