Vitin e ardhshëm takohen dy kundërshtarët më të mëdhenj të Ballkanit

Evropë

Vitin e ardhshëm takohen dy kundërshtarët më të mëdhenj të Ballkanit

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 23:55
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vitit 2017 do të takohen dy kundërshtarët më të mëdhenj politik në Ballkan, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas revistës kroate,  luftës verbale mes dy vendeve, Kroacisë dhe Serbisë, do t’i vie fundi pasi do të takohen dy kryeministrat e vendeve fqinje, që do të ndodh më së voni në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Nga qarqet e brendshme të kroate, media merr vesh se Zagrebi është duke pritur iniciativën kryeministrit Vuçiq të takohet me homologun Plenkoviç, pasi sipas kroatëve hapi i parë i takon të ndërmerret nga palës serbe.

Kroacia dhe Serbia kanë zhvilluar një luftë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ku lufta ka përfunduar me detyrimin e tërheqjes së forcave serbe nga territori kroat dhe që nga ajo kohë, këto dy vende nuk kanë pasur më raporte të mira. Lufta verbale mes dy vendeve është rikthyer kohëve të fundit, pas iniciativave të dy vendeve për pajisje të ushtritë me armatim të rëndë dhe modern, duke e parë njëra tjetrën si kërcenim të mundshëm territorial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat