Gjermania shpërblim 100.000 euro kush jep informacion për autorin e dyshuar

Evropë

Gjermania shpërblim 100.000 euro kush jep informacion për autorin e dyshuar

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 18:20
I dyshuari kryesor

Autoritet gjermane kanë njoftuar se, do të japin një shpërblim deri në 100.000 euro kush i ndihmon për të gjetur të dyshuarin kryesor në sulmin e tregut Berlin Krishtlindjeve.

Për sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e së hënës, një person tunizian me emrin Anis Amri (foto) është duke u kërkuar nga policia dhe besohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

24-vjeçari dyshohet se është personi që ka rrëmbyer kamionin dhe është futur me të mes një turme njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Belin. Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 48 të tjerë u plagosën në këtë sulm, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti evropian për Amri, i cili mendohet të ketë përdorur gjashtë emra dhe tri kombësi të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat