Ngjarje e pazakontë në Turqi, deputetët godasin njëri- tjetrin me shishe

Evropë

Ngjarje e pazakontë në Turqi, deputetët godasin njëri- tjetrin me shishe

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 21:56
Pamje nga përleshja mes deputetëve

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur të shtunën në Parlamentin turk, ku deputetët e partisë në pushtet dhe ata opozitarë janë grindur ashpër dhe gjuajtur me shishe plastike.

“Hurriyet” raporton se komisioni për rishikimin e kushtetutës turke në Parlament po diskutonte rreth neneve që e kthejnë Turqinë nga një Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Tensioni në komisionin parlamentar u rrit së tepërmi kur kryetari Mustafa Sentop i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, nuk i dha fjalën për diskutim nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Republikane Popullore (CHP) Engin Altay.

Sentop tha se aq diskutime mbi ndryshimet kushtetuese ishin të mjaftueshme, ndërsa opozitarët këmbëngulnin se kishin folur vetëm 20 deputetë nga 140 që ishin regjistruar për të folur. “Mos bëj banditizëm. Dua fjalën,” iu drejtua Atalay kryetarit të komisionit.

Në këto momente u rrit tensioni mes deputetëve në pushtet dhe atyre opozitarë, të cilat duke ulëritur fyenin njëri tjetrin. Pati edhe nga ata që gjuajtën me shishe plastike.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” citon deputetin opozitar të CHP-së Ali Aky?ld?z të thotë se “ me këtë kushtetutë ju krijoni diktator. Nuk mbetet asnjë pushtet që të mbikëqyrë administratën. Nëse një propozim i tillë kalon në Parlament, ju e varrosni Parlamentin ndërsa demokracia (turke) kalon në histori.”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili më parë ka drejtuar vendin si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014, kërkon ta kthejë Turqinë nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Për këtë ai ka mbështetjen e partisë në pushtet, ndërsa partia opozitare CHP ka këmbëngul kundër ndryshimeve me pretendimet se vendi kthehet në diktaturë dhe ka paralajmëruar se ndryshime të tilla nuk do kryhen pa gjakderdhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat