Mesazhi i papës për Trump: Amerika të shqetësohet për të varfërit

Evropë

Mesazhi i papës për Trump: Amerika të shqetësohet për të varfërit

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:35
Donald Trump dhe Papa Françesku

Papa Françesku i dërgoi sot urimet më të mira presidentit të ri Donald Trump duke u lutur që vendimet e tij të drejtohen nga vlerat e pasura shpirtërore dhe etike të popullit amerikan, me një shqetësim për të varfërit.

“Lutem që vendimet tuaja të drejtohen nga vlerat e pasura shpirtërore dhe etike që kanë modeluar historinë e popullit amerikan dhe nga angazhimi i kombit tuaj për përparimin e dinjitetit njerëzor dhe lirinë në botë”, shkruan papa në një mesazh për Donald Trump.

“Nën presidencën tuaj, statura e Amerikës të vazhdojë të matet në radhë të parë nga shqetësimi për të varfërit dhe ata që kanë nevojë”, shtoi ai.

Papa garantoi gjithashtu se “do të lutet që Zoti t’i japë mençuri dhe forcë Trump në ushtrimin e funksioneve të tij”.

Presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump bëri sot betimin mbi biblën dhe mbajti fjalimin e tij para Kapitolit në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat