Zgjedhjet në Francë, Facebook nis gjurmimin e lajmeve të rreme

Evropë

Zgjedhjet në Francë, Facebook nis gjurmimin e lajmeve të rreme

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Kompania e rrjetit social Facebook ka nisur këtë të hënë iniciativën për të gjurmuar lajmet e rreme në Francë, në një kohë kur afrohen zgjedhjet presidenciale në vend.

Facebook thotë se do të punojë me disa prej organizatave më të njohura mediatike në Francë, si Agence France Presse, BFM TV, L’Express dhe Le NModne për tu siguruar se lajmet e rreme nuk do të publikohen në këtë platformë.

Facebook u përball me kriticizma se nuk bëri sa duhej për të shmangur lajmet e rreme gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe është përgjigjgur se po merr masa për të zgjidhur problemin. 

Gjithashtu ka pasur shqetësime të ngjashme se kjo gjë mund të ndodh dhe në zgjedhjet në Francë që zhvillohen në prill dhe maj. 

Në SHBA, Facebook thotë se përdoruesit mund të gjejnë shumë lehtë lajmet e rreme, dhe se po punon me organizata si Snopes, faqja e kërkimit të fakteve, ABC NEws dhe Associated Press për të gjetur autenticitetin e lajmit. 

Muajin e kaluar, Facebook nisi iniciativën kundër lajmeve të rreme dhe në Gjermani ku zyrtarët e qeverisë kanë shprehur shqetësimin se lajmet e rreme dhe “fjalimet urryese” në internet mund të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit ku Angela Merkel do të kërkojë mandatin e katërt në zyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat