Merkel anulon takimin me kryeministrin izraelit Natanjahu: Nuk kam kohë

Evropë

Merkel anulon takimin me kryeministrin izraelit Natanjahu: Nuk kam kohë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 shkurt 2017 Në ora: 19:19
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do marrë pjesë në takimin e paraparë me qeverinë izraelite në 10 maj të këtij viti. Sipas medias izraelite “Haretz” anulimi i takimit është kryer për shkak të ndërtimeve kolonialiste në Bregun Perëndimor, ndërsa për Spiegel Online nga qeveria gjermane janë shprehur se pezullimi ka ardhur si pasojë e “termineve të ngjeshura”, shkruan botasot.info.

“Takimi është shtyrë për vitin e ardhshëm pasi jemi mjaft të ngjeshur nga mbledhja e samitit të G-20,” theksojnë nga qeveria gjermane.

Takimet gjermano-izraelite mbahen thuajse çdo vit, por marrëdhëniet mes Izraelit dhe perëndimit janë ftohur pas tentativës së qeverisë së Benjamin Natanjahu për të populluar me banorë izraelitë Jeruzalemin lindor./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat