Vdes njëri nga të lënduarit në Heidelberg

Evropë

Vdes njëri nga të lënduarit në Heidelberg

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 23:35
Pamje nga sulmi në Heidelberg të Gjermanisë

Njëri nga tre personat që është goditur sot me veturë në Heidelberg të Gjermanisë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia gjermane, e cila ka njoftuar se viktima është i moshës 73-vjeçare.

Policia ka kapur vozitësin, i cili me veturë ka shkelur tre qytetarë në zonën për këmbësorë në sheshin kryesor të qytetit.

Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë të ditur motivet e mundshme të të dyshuarit, të cilën e kanë plagosur gjatë përpjekjes së tij për t’u arratisur, por mediat gjermane njofton si i dyshuari ka probleme mentale.

Po ashtu është publikuar edhe një video e aksionit të policisë për kapjen e të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat