Trump sot për herë të parë qëndron para Kongresit

Evropë

Trump sot për herë të parë qëndron para Kongresit

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 10:47
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump sot për herë të parë do t'i drejtohet Kongresit, ndërsa një nga temat do të jetë edhe kërkesa për rritje të konsiderueshme nga pothuajse nëntë për qind të buxhetit ushtarak të SHBA-së.

Ai propozon rritje nga 54 miliardë dollarë për ushtrinë amerikane, gjegjësisht furnizim të aeroplanëve, anijeve, gjuetarëve të rinj, me ulje të njëkohësishme të programeve joushtarake dhe ndarje të punës të agjencive federale.

Rritja e buxhetit ushtarak duhet të dërgojë mesazh deri te bota se Amerika është "e fuqishme, e sigurt dhe e vendosur".

Drejtori për buxhet i Shtëpisë së Bardhë, Mik Malvoni, deklaroi se ndarja më e madhe për Pentagonin do ta rrisë buxhetin ushtarak në 603 miliardë dollarë rekorde edhe atë duke mos i llogaritur miliardë dollarët për operacione ushtarake jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë, me kërkesë të Trampit, deri te Shtëpia e Bardhë do ta dërgojë planin preliminar për luftë kundër Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat