Profili i autorit të sulmit terrorist në Londër – bënte thirrje për vrasjen e politikanëve

Evropë

Profili i autorit të sulmit terrorist në Londër – bënte thirrje për vrasjen e politikanëve

Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:25
Abu Izzadeen

Autori i sulmit terrorist pranë parlamentit britanik në Londër, Abu Izzadeen, nuk është i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar për financim terrorizmi, ndërsa në YouTube qarkullojnë videot e tij teksa bën thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.

Ai ka lindur në Hackney, Londrën Lindore, me emrin Trevor Brooks dhe është konvertuar në Islam pak para moshës 18-vjeçare në vitin 1993, shkruan “The Independent”. Fillimisht ai e ndryshoi emrin në Omar por më pasi preferoi të quhej Abu Izadeen.

Media britanike raportoi se ai sulmoi civilët në pjesën e kalimtarëve në urën e Westminsterit, në qendër të Londrës, fare pranë Parlamentit të martën, ndërsa më pas u vra nga policia.

Image

Por, pikëpamjet e tij ekstremiste nuk ishin sekrete, pasi ai kishte video ku shpjegonte se sa e rëndësishme ishte vrasja e jobesimtarëve, në mesin e të cilëve përfshin edhe kryebashkiakun e parë mysliman të Londrës, Sadiq Khan, me origjinë nga Pakistani.

Ai njihej nga autoritetet për lidhjet e tij me terrorizmin pasi ishte dënuar me burg për financimin, nxitjen dhe glorifikimin e akteve të terrorit.

Abu Izzadeen besohet se është radikalizuar pasi takoi islamistët e famshëm Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në xhaminë e Finsbury Park-ut në vitet 1990.

Nga ajo kohë, angazhimi i tij me terrorin duket se u rrit. Përgëzoi kamikazët e sulmeve të 7 Korrikut 2005 (56 të vdekur në Londër) dhe shprehu dëshirën për të vdekur në mënyrë të ngjashme.

U bë i famshëm pasi ndërpreu fjalimin e ministrit të dikurshëm, John Reid, gjatë takimit të tij të parë me myslimanët, kur Abu Izzadeen e quajti armik të islamit.

Pas kësaj ndërhyrje ai ishte herë pas here prezent në media.  Gjatë një interviste ai  sulmoi deputetët e parlamentit britanik dhe politikanëve të tjerë duke këshilluar se ata ishin të pafe dhe duhej të ndëshkoheshin.

Llogaritë e tij në median sociale janë bllokuar, por më parë ai postonte mesazhe dhunë-nxitëse dhe e përshkruante vendndodhjen e tij si “shtëpia e luftës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat