Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër

Evropë

Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër

Më: 1 prill 2017 Në ora: 15:50
Londër, 23 mars

Policia në Britaninë e Madhe thotë se ka liruar personin e fundit, që ishte marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist të 22 marsit.

Një burrë 30-vjeç, që ishte arrestuar në Birmingam, nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, është liruar sot. Policia ka thënë se asnjë aksion i mëtejmë nuk është planifikuar ndaj tij ose ndaj 11 personave të arrestuar për hetimet e sulmit terrorist në Londër.

Autoritetet britanike kanë thënë se besojnë se Khalid Masood ka vepruar i vetëm, kur ai goditi me makinë njerëzit në urën Ëestminister, duke vrarë tre persona. Më pas ai theri për vdekje një polic në Parlamentin britanik.

Policia beson se Masood, 52-vjeçar, i lindur në Britani, ishte inspiruar nga ideologjia ekstremiste edhe pse autoritett kanë thënë se nuk ka asnjë dëshmi që e lidh atë më grupin militant Shteti Islamik apo me Al-Kaidën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat