Të dyshuarit për sulmin në Stokholm i ishte refuzuar qëndrimi

Evropë

Të dyshuarit për sulmin në Stokholm i ishte refuzuar qëndrimi

Më: 9 prill 2017 Në ora: 20:11
I dyshuari për sulmin në Stokholm

Policia suedeze thotë se i dyshuari për sulm me kamion në Stokholm po përballej me dëbim, dhe kishte simpati ekstremiste.

39 vjeçari uzbek dyshohej se të premten kishte vozitur një kamion brenda një departamenti të shitjes në qytet, shkruan BBC.

Njëkohësisht, një i dyshuar i dytë është arrestuar formalisht.

Policia thotë se po e heton të dyshuarin e dytë për krim terrorist me vrasje.

Policia ka intervistuar mbi 500 persona në lidhje me incidentin, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat