Jep dorëheqje shefja e Bankës Qendrore të Ukrainës

Evropë

Jep dorëheqje shefja e Bankës Qendrore të Ukrainës

Më: 10 prill 2017 Në ora: 14:20
Shefja e bankës qendrore të Ukrainës, Valeria Hontareva

Shefja e bankës qendrore të Ukrainës, Valeria Hontareva ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit politik.

Hontareva, një reformiiste që ka marrë mbështetjen nga Perëndimi, u ka thënë gazetarëve në Kiev se ajo ja ka dërguar letrën e dorëheqjes, presidentin Petro Poroshenko.

“Mendoj se misioni im është kryer pasi reformat janë zbatuar”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se pasardhësi i saj do të përballet me presionin e njëjtë politik, me të cilin është ballafaquar ajo.

Hontareva ka shtuar se ajo dëshiron që Banka Kombëtare e Ukrainës, të jetë e pavarur nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat