Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pritet të ketë takime të rëndësishme në javët vijuese pasi do takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në 3 maj, ndërsa në 16 dhe 17 maj me presidentin amerikan Donald Trump, shkruan “Daily Sabah”.
Erdogan dhe Putin do takohen në “katër sy” për të biseduar për krizën siriane dhe bashkëpunimin në sektorin energjitik. Dy javë më vonë Erdogan do fluturojë drejt Uashingtonit për t’u takuar për herë të parë me Donald Trump./Bota sot