“Al-Qaeda urdhëroi sulmin në Shën Petersburg”

Evropë

“Al-Qaeda urdhëroi sulmin në Shën Petersburg”

Më: 25 prill 2017 Në ora: 23:29
Sulmi në Shën Petersburg

Një grup i vogël jo shumë i njohur, që kanë deklaruar se kanë lidhje me al-Qaeda, ka deklaruar që kanë realizuar sulmet me bombë në metronë ne Shën Petersburg, në fillim të këtij muaji, shkruan BBC.

Imami Shamil Battalion ka deklaruar që sulmi në qytetin rus është kryer me urdhër të udhëheqësit të al-Qaeda, Ayman al-Zawahiri.

Deklarata e tij është duke qarkulluar tek mbështetësit e grupit al-Qaeda, në një aplikacion për dërgimin e mesazheve Telegram.

Sulmi në Shën Petersburg la të vdekur 16 persona, duke përfshirë edhe sulmuesin vetëvrasës me bombë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat