Normalizohet gjendja në Hithrou

Evropë

Normalizohet gjendja në Hithrou

Më: 5 maj 2017 Në ora: 12:23
Policia gjate kontrollave ne nje aeroplan

(E plotësuar) -  Policia britanike është duke hetuar pohimet për gjetjen e një objekti të dyshimtë gjatë kontrollit të valixheve në aeroportin Hithrou në Londër, për shkak të të cilës njëri nga terminalet për një kohë të shkurtër ishte mbyllur.

Pasi në aeroportin Hithrou për një kohë të shkurtër sot u ndaluan fluturimet në terminalin 3, policia njoftoi se terminali serish është gjetur, duke shtuar se është duke bashkëpunuar me personelin për kthimin e gjendjes normale.

Aeroporti Hithrou ndalon fluturimet për shkak të sigurisë

Aeroporti i Londrës Hithrou për një kohë të shkurtër të premten ka ndaluar të gjitha fluturimet nga njëri prej terminaleve për shkak të arsyeve të sigurisë, thanë zyrtarë të aeroportit.

Sipas tyre, nisjet janë anuluar për një kohë të shkurtër në terminalin 3 për arsye të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat