Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, e ka mposhtur Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që është mbajtur sot.
Macron 39 vjeç, është bërë Presidenti më i ri i vendit ndërsa është i martuar me Brigitte Trogneux, 64 vjeçare, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave dhe 25 vjet më e vjetër se ky.
Ata ishin takuar kur ky ishte 15-vjeç dhe ajo ishte Brigitte Trogneux, një grua e martuar dhe nënë e tre fëmijëve dhe gjithashtu mësuesja e frëngjishtes dhe aktrimit e Macronit.