Priste të martohej, kjo është kanadezja që humbi jetën nga sulmi terrorist në Londër

Evropë

Priste të martohej, kjo është kanadezja që humbi jetën nga sulmi terrorist në Londër

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:24
Vdekja e Christine Archibald është njoftuar nga familjarët e saj përmes një deklarate të shkurtër.

Është identifikuar viktima e parë e sulmit terrorist në Londër ku humbën jetën 7 persona.

Vdekja e Christine Archibald është njoftuar nga familjarët e saj përmes një deklarate të shkurtër.

Familjarët kanë shprehur dhimbjen për të afërmen e tyre ndërsa kanë kujtuar se ajo ka punuar në një qendër për të pastrehët para transferimit në Europë për të takuar të fejuarin me të cilin do të martohej pas disa javësh.

Të shtunën në mbrëmje dy atentate të njëpasnjëshme terroriste tronditën Londrën duke shkaktuar disa viktima e dhjetëra të plagosur.

Sulmi i parë ndodhi në London Bridge, ku një furgon u fut mes turmës dhe mori përpara dhjetëra persona.

Të tjerë civilë u qëlluan me thikë pak çaste më vonë në Borough Market, ndërsa një incidenti i tretë ndodhi në Vauxhall, por sipas scotland Yard nuk bëhet fjale për sulm terrorist.

Sipas të dhënave të policisë, 7 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre agresoret të cilët janë ekzekutuar menjëherë nga policia.

Scotland Yard ka rindërtuar ngjarjen, duke bërë të ditur se terroristët fillimisht përdorën një furgon që u fut me shpejtësi mes njerëzve në London Bridge, rreth mesnatës.

Më pas agresorët vijuan sulmin në Borough Market ku goditën me thikë disa persona në restorantet dhe baret e zonës, duke lënë të paktën 48 të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat