Policia e publikoi identitetin e sulmuesit të tretë në Londër

Evropë

Policia e publikoi identitetin e sulmuesit të tretë në Londër

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 14:33
Policët afër vendit ku tre vetë i kishin sulmuar njerëzit në London Bridge

Është bërë e ditur se sulmuesi në Londër ishte Youssef Zaghba, që besohet se është me kombësi italiane, me prejardhje nga Maroku.

Policia ka thënë se Zaghba, 22 vjeçar, që kishte jetuar në lindje të Londrës, nuk ishte "subjekt interesi" për policinë ose agjencinë e brendshme të spiunazhit MI5.

Dy të dyshuarit e tjerë janë, Khuram Butt, 27 vjeç, i lindur në Pakistan, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, që të dy nga lagjja Barking, në lindje të Londrës.

Para se të qëlloheshin nga policia, tre të dyshuarit e drejtuan një kamion drejt këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj i sulmuan me thika disa persona të tjerë në Borough Market, që është në afërsi.

Nga ky sulm u vranë shtatë persona dhe 48 të tjerë u plagosën.

Prej këtij numri të të plagosurve, 36 ende mbeten në spital, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat