Londër: Së paku 12 të vrarë, ndërsa 20 të tjerë në gjendje kritike

Evropë

Londër: Së paku 12 të vrarë, ndërsa 20 të tjerë në gjendje kritike

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:15
Pamje e ndërtesës në Londër që është përfshirë nga zjarri

Numri i të vrarëve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në pjesën perëndimore të Londrës, ka arritur në 12 vetë dhe ka shqetësime se ky numër mund të rritet, ka njoftuar policia.

Flaka e cila e kishte përfshirë ndërtesën ishte e intensitetit të tillë që nuk ishte parë “për vite” të tëra, tha sot shefi policor i Londrës, Stuart Cundy.

Njëherësh, ekipet e zjarrfikësve thanë se i kanë shpëtuar 65 vetë.

Kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se “ka shumë” banorë që ende konsiderohen të zhdukur.

Zjarrfikësit ende po përpiqen ta vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm në ndërtesën, Grenfell Tower, që kishte filluar në orët e mëngjesit.

Shërbimi Ambulantor i Londrës tha se 70 vetë po trajtohen në spital, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Nuk është i njohur shkaku i shpërthimit të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat