BE parashikon vonesa në negociatat tregtare me Londrën

Evropë

BE parashikon vonesa në negociatat tregtare me Londrën

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Kryenegociatori për Brexit i BE-sw, paralajmëroi se bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe mund të vonohen nga qëndrimi i paqartë britanik në lidhje me faturën e largimit, deklaruan sot burime diplomatike në Bruksel.

Michel Barnier parashikon të nisë bisedimet paraprake për marrëveshjet e ardhshme tregtare në muajin tetor të këtij viti, por me kushtin që të arrihen “progres i kënaqshëm” deri në negociatat për kushtet e divorcit me Londrën, të nisura në qershor, raporton AFP.

“Ky kusht duket tashmë i vështirë për t’u përmbushur për shkak të mungesës së progresit në çështjen e mprehtë të angazhimeve financiare që Londra duhet t’i përmbahet përballë BE, e vlerësuar zyrtarisht mes 60 dhe 100 miliard euro nga pala evropiane.

“Barnier dhe përfaqësuesit e tij shprehën dyshime për mundësinë e arritjes së objektivit jozyrtar të muajit tetor duke dhënë qëndrimin e Britanisë së Madhe në lidhje me faturën”, tha për median një burim diplomatik në kushte anonimati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat