Kritikuesi i Erdoganit lirohet në Spanjë

Evropë

Kritikuesi i Erdoganit lirohet në Spanjë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:32
Dogan Akhanli

Një kritikues i njohur i qeverisë së Turqisë, i cili u arrestua në Spanjë, është liruar me kusht.

Shkrimtari gjerman-turk Dogan Akhanli ka shkruar gjerësisht për të drejtat e njeriut në Turqi.

Ai   shumicën e kohës jeton në Gjermani, ku arrestimi i tij shihet si i motivuar politikisht dhe ambasada gjermane ka thënë se nuk duhet të dëbohet.

Akhanli po lirohet me kusht që ai të qëndrojë në Madrid, tha avokati i tij.

"Lufta ia vlejti” tha avokati Ilias Uyar në një postim në Facebook pas dëgjimit të vendimit. "Dogan Akhanli është i lirë”, shkroi ai.

Akhanli u arrestua të shtunën në qytetin e Granadës, ku thuhet se ishte në pushime.

Arrestimi u bë me një "njoftim të kuq" të Interpolit - një kërkesë për të arrestuar një individ të kërkuar për ekstradim. Kërkesa është bërë nga forcat policore kombëtare dhe nuk thuhet se personi kërkohet nga vetë Interpoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat