Vdes ish-kryeministri japonez Tsutomu Hata

Evropë

Vdes ish-kryeministri japonez Tsutomu Hata

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:21
Ish-kryeministri japonez, Tsutomu Hata

Ish-kryeministri japonez, Tsutomu Hata vdiq sot në moshën 82-vjeçare, njoftoi agjencia kryesore japoneze e lajmeve, Kyodo News duke cituar burime të paidentifikuara.

Hata, i cili shërbeu si kryeministër për vetëm 64 ditë në vitin 1994, ishte një nga kryeministrat e viteve ’90 i ndjekur nga një sërë skandalesh politike.

Në vitin 1993, ai u largua nga Partia Liberaldemokrate (LDP) në pushtet për të drejtuar një parti të re me disa deputetë të tjerë me influencë në LDP siç ishte , Ichiro Ozawa.

Hata, e cili udhëhoqi Partinë Demokrate të Rinovuar të Japonisë tashmë e shkrirë, drejtoi një qeveri koalicioni nga fundi i prillit deri në fund të qershorit të vitit 1994.

Hata u zgjodh për herë të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga prefektura e Naganos në vitin 1969 dhe shërbeu si ministër i Bujqësisë, ministër i Financave dhe ministër i Jashtëm midis viteve 1988-1994.

Ai u tërhoq nga politika në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat