Çka dihet deri më tani nga sulmi në Londër

Evropë

Çka dihet deri më tani nga sulmi në Londër

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në metronë e Londrës ka shkaktuar 20 të plagosur, disa prej të cilëve kanë lëndime në fytyrë. Dëshmitarët në vendngjarje flasin për një lëmsh flakësh dhe vrapimin e rrëmujshëm të njerëzve të tmerruar.

Policia gjeti një kovë të mbushur me lëndë plasëse në vagonin e njërit prej trenave në stacionin Parsons Green, ku shërbimet për momentin janë pezulluar.  Mekanizmi i improvizuar shpërthyes nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, por policia po e trajton si episod me sfond terrorist. Ekspertët flasin për një bombë artizanale aspak të sofistikuar. Udhëtarët janë evakuar me shpejtësi nga zona e mbushur menjëherë nga forca të shumta policore.

Scotland Yard-i ka zgjedhur ta mbajë publikun të informuar përmes rrjeteve sociale Tëitter e Facebook, ku sqaron se do të ofrojë informacione të detajuara sapo të zbardhet situata.  Përdoruesit e kësaj linje janë këshilluar që të gjejnë rrugë alternative e ta shmangin sa më shumë që të munden zonën e rrethuar menjëherë nga policë të armatosur.  Të lënduarit kanë pasur plagë, por edhe djegie në pjesë të fytyrës e në gjymtyrë. Kryeministrja Theresa May pritet të mbledhë pasdite në një takim urgjent komitetin qeveritar të emergjencave Cobra, ku të diskutohet mbi ngjarjen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat