"Der Spiegel" fton të rinjtë: Mos u bëni sebep të vendosin të vjetrit për ju - dilni votoni

Evropë

"Der Spiegel" fton të rinjtë: Mos u bëni sebep të vendosin të vjetrit për ju - dilni votoni

Nga: Fitim Dika Më: 17 shtator 2017 Në ora: 14:41
Rinia

Brexit, Donald Trump: Te votimet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë votuar dhe vendosur të vjetrit. Kështu mund të ndodh edhe në zgjedhjet e Bundestagut gjerman, shkruan magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel”.

Sipas medias gjermane, a ardhmja nuk luan rol në Fushatën zgjedhore. Arsimi, ndryshimet klimaterike dhe integrimi? Shenja të gabuara. Tani në fazën e nxehtë bëhet fjalë për tema pa përmbajtje: “Suksese për Gjermaninë”, “Ne për Martinin”. Mos u habisni, që për ju të vendosin të vjetrit. Ata janë shumë. Kësaj here persona mbi 70 vjet janë 20.7% - pra grupi më i madh i votuesve. Kjo është arsyeja se pse fushata gjermane është dominuar kryesisht nga politikat familjare, sigurimit shëndetësor dhe pensionet.

Votuesit e rinj mund të bëjnë vetëm një gjë: të dalin në votime. Pse kjo është kaq e rëndësishme, tregojnë grafikët vijues.

Image

Nëse votuesit e moshës deri 35 vjet dalin rreth 65%, votuesit e grupmoshave mbi 50 vjet dalin rreth 80 përqind.

“Der Spiegel” sikur fton të rinjtë gjermanë që të mos bëjnë gabimin e moshatarëve të tyre në SHBA dhe Britani, ku të rinjtë ishin kundër Donald Trump dhe Brexit respektivisht. Por dalja masive e të vjetërve caktuan të ardhmen e tyre.

“Dhe kush nuk e dijë se cilin do votojë,” shkruan në fund media gjermane, “le të bëjë testin Wahl-o-Mat,” ku mund të shikojë se me cilin program ngjasojnë bindjet e tyre./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat