Angli, 5 vite burg ata që kryejnë krime ndaj kafshëve

Evropë

Angli, 5 vite burg ata që kryejnë krime ndaj kafshëve

Nga: Arben Sylejmani Më: 30 shtator 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Qeveria e Anglisë njofton njerëzit që kryejnë krime mizore ndaj kafshëve, do të përballen me deri në pesë vjet burg,  shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Masat aktuale për mbrojtjen ndaj kafshëve parashohin dënimin maksimal gjashtë mujor – por qeveria ka ndërmend ta rris dënimin deri në 5 vite.

Sekretari i Mjedisit Michael Gove tha se këto synojë të parandalojnë ata njerëz që kryejnë mizori tronditëse ndaj kafshëve".

Sipas planeve të qeverisë, gjykatat do të ruajnë aftësinë për të dorëzuar një gjobë të pakufizuar dhe ndalimin e një shkelësi nga mbajtja e kafshëve në të ardhmen.

Legjislacioni i ri gjithashtu do t'u mundësojë gjykatave të merren më me efikasitet me bandat e pamëshirshme të përfshira në luftimet e organizuara të qenve, tha Departamenti për Ambient, Ushqim dhe Çështje Rurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat