Referendumi i Katalonjës: Rajoni mban takim urgjent për shpalljen e pavarësisë

Evropë

Referendumi i Katalonjës: Rajoni mban takim urgjent për shpalljen e pavarësisë

Nga: A.S. Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:38
Kataloni

 Qeveria rajonale katalonase po zhvillon një takim urgjent për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt shpalljes së pavarësisë nga Spanja, një ditë pasi miliona katalonasë votuan pro shpalljes së pavarësisë që la të lënduar mbi 800 të plagosur, raporton the Guardian, përcjell Bota sot.

Rezultatet paraprake nga votimi i së dielës treguan se 90% e njerëzve hedhin votat e tyre në favor të pavarësisë, sipas qeverisë katalonase.

Presidenti rajonal, Carles Puigdemont, është zotuar të shpallë pavarësinë e njëanshme nga Spanja brenda 48 orëve nga fitorja për fushatën.

Duke folur të dielën në mbrëmje, Puidgemont tha se ishte një ditë shprese dhe vuajtjeje që kishte treguar se Katalonia kishte fituar të drejtën për pavarësi.

"Qeveria ime, në ditët e ardhshme, do të dërgojë rezultatet e votimit në parlamentin katalonas, ku qëndron sovraniteti i popullit tonë, në mënyrë që të veprojë në përputhje me ligjin e referendumit", tha presidenti Puigdemont./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat