Suedi, arrestohet terroristi i cili tentoi të fuste bombën në aeroplan

Evropë

Suedi, arrestohet terroristi i cili tentoi të fuste bombën në aeroplan

Nga: A.S. Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një terrorist është kapur nga policia në Suedi pasi që ai dyshohet se po përpiqej të marrë një bombë, e quajtur  "nëna e Satanit" në një avion, raporton Daily star, përcjell Bota sot.

Një burrë në të njëzetat u ndalua në aeroportin Landvetter të Gothenburgut, në Suedi, duke u përpjekur të hipte në një fluturim.

Një pjesë e aeroportit - që operon një numër fluturimesh në Britani - u evakuua pasi skuadra e bombës u thirr për t'u marrë me pajisjen.

Fotot tregojnë një njeri në një kapuç të bardhë duke u larguar nga policia në orën 8 të mëngjesit.

Pajisja thuhet se u gjet në valixhe.

U zbuluan dy kanaçe të lëngshme të errëta dhe një kanaçe më të madhe me lëng të bardhë.

Substanca mendohet të jetë triaketron trioksid - i njohur edhe si TATP ose "Nëna e Satanit".

Ai është një shpërthim i fuqishëm që u përdore në sulmin e Manchester Arena, i cili vrau 22 vetë./Bota sot

Image
Arrestohet terroristi i cili tentoi të fuste bombën në aeroplan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat