Irlanda ndalon përdorimin e kafshëve të egra në shfaqjet e cirkut

Evropë

Irlanda ndalon përdorimin e kafshëve të egra në shfaqjet e cirkut

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Irlanda do të ndalojë përdorimin e kafshëve të egra në shfaqjet e cirkut që nga 1 janari 2018, duke bërë realitet në këtë mënyrë lëvizjen kundër kësaj praktike, me kërkesë të shoqatës PETA që përshëndeti sot vendimin.

Ministri i Bujqësisë, Michael Creed nënshkroi një vendim që ndalon përdorimin e kafshëve që nuk janë zbutur në vend, duke forcuar legjislacionin për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve të 2013.

Ligji përcakton pesë parime kryesore, përfshirë të drejtën për kafshët për të mos pësuar dëmtime apo sëmundje, apo akoma më tej stres, dhe frikë.

“Është një zgjedhje reformuese, që demonstron angazhimin tonë kundrejt mirëqenies së kafshëve”, komentoi ministri në një deklaratë, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një qëndrim të përkrahur nga publiku i gjerë dhe jam i lumtur për ta mbështetur.

Çdo shkelje e kësaj dispozite është e ndëshkueshme me gjobë deri në 250000 euro dhe pesë vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat