Vdes në spital Toto Riina, bosi famëkeq i mafias italiane

Evropë

Vdes në spital Toto Riina, bosi famëkeq i mafias italiane

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 08:54
Totò Riina.

Ka nderruar jete ne spital, pas nje lengimi ne koma, bosi corleonez Totò Riina. Mediat e huaja raportojne se ai ka nderruar jete ne spital, i mundur nga kanceri. Nje dite me pare mediat njoftuan se bosi i Cosa Nostra ndodhej ne koma pasi i ishte nenshtruar dy operacioneve, në spitalin e Parmës.

Prokurori dhe Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando nënshkruan lejen që fëmijët të mund të ishin pranë tij në momentet e fundit të jetës.

Sipas mediave italiane, ai ka rënë në koma prej ditësh pas dy operacioneve qe ka bere.

Tani ai eshte 87 vjec dhe u arrestua më 15 janar 1993 pas 24 viteve në arrati. Por Salvatore Rina, ende konsiderohet nga hetuesit italiane si udhëheqësi i padiskutueshëm i organizates famekeqe Cosa nostra.

Riina vuante 26 dënime të përjetshme për dhjetra vrasje dhe masakra, duke përfshirë edhe sulmet e ’92, ku humbën jetën Falcone e Borsellino.

Ishte zgjedhja e tij ku nisi një sulm të armatosur kundër shtetit në fillim të viteve 1990. Kurrë nuk kishte tërheqje dhe pendim, edhe vetëm tre vjet më parë, kur nga burgu teksa fliste me një të burgosur tjetër, mburrej për vrasjen e Falcone dhe vazhdonte të kërcënonte magjistratët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat