Europa ime: Pak empati ju lutem!

Evropë

Europa ime: Pak empati ju lutem!

Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:01
Stanislaw Strasburger

Në shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore njerëzit ndjehen si europianë të rangut të dytë. Një burim zhgënjimi. Ata duan që të merren seriozisht, thotë shkrimtari Stanislaw Strasburger.

"Kimikat i vërtetë gjerman" - në veshët e disa polakëve kjo tingëllon si tmerr. E megjithatë nga viti 1989 kjo është një markë për të siguruar sukses në shitje. Sepse çdo shtëpiake bën be për të. Vetëm detergjentët e prodhuar në Gjermani dhe për tregun gjerman janë vërtet gjermane, domethënë të cilësisë së lartë. Marka „Prodhuar në Poloni" nuk vlen. „Persil" nuk është njësoj „Persil", „Omo" nuk është njësoj Omo".

Kështu emërtimi „kimikat" i vërtetë gjerman është deri sot popullor, jo vetëm në tregjet përgjatë kufirit polak me Gjermaninë, por edhe brenda në Poloni, edhe në Varshavë. Ime më bënte një rrugë të gjatë mes për mes qytetit për të blerë qeskat me detergjentë për dyfishin e çmimit. Edhe sot, megjithëse unë banoj 600 kilometra larg, rrobat i laj vetë, kjo gjë është krenaria e nënës sime. „Kam bërë më të mirën, që ju në shtëpi të mos dilnit si rrjepacakë me rroba të palara mirë."

"Europianë të rangut të dytë"

Duket si një lloj besimi i patundur i banorëve të Europës Qendrore e Lindore se janë „europianë të rangut të dytë", besim që i vë vulën edhe vizitës së parë jashtë të kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki. Ky udhëtim e çoi atë në Budapest. Një vizitë me tone të forta. Nën titullin „Polonia ende nuk ka humbur" kryeministrit hungarez, Viktor Orban postoi në Facebook një video të kësaj vizite. Aty ai flet se në kohën e anëtarësimit të dy vendeve, në vitin 2004, askush nuk e mendonte, se sot ato do të emërtoheshin si „motorë të Bashkimit Europian."

Edhe raportimi i mediave të afërta me partinë nacional-konservatore, PiS ndjek këtë gjuhë. Në një koment gazeta Polska shkruan: „Shtetet e të ashtuquajturës BE e vjetër nuk i kuptojnë problemet e Europës Lindore dhe Qendrore. (…)Kështu Polonia duhet të krijojë një aleancë me vende mike që të jetë në gjendje t'u japë zë interesave të saj."

Ndjenja të lënduara dhe të pakuptuar

Ndjenjat e lënduara janë rezistente kundrejt argumentave, prandaj nuk ka rëndësi, nëse Orban është një pragmatist, që shpesh në pika të rëndësishme strategjike për Poloninë del kundër këtyre interesave. Opozita politike dhe mediat le të raportojnë sa të duan për këtë –ato bindin ata që janë të bindur.

Ndjenjave të lënduara mund t'u përgjigjesh siç dihet me empati. Në marrëdhënien ndërnjerëzore ajo tregon efektin e saj shërues. Po kështu edhe me ndjenjat kolektive. Gazeta Polska e ka bërë të qartë se çfarë dëshirojnë polakët: Ata ndjehen të pakuptuar dhe duan të dinë se nevojat e tyre merren seriozisht.

Europa ushtron politikën e kujtesës. Kjo është për t'u nderuar, po të mendosh, se shumë nga ata që kanë qenë drejtpërdrejt të prekur nga Lufta e Dytë Botërore dhe kolonializmi kanë ndërruar jetë. Ajo që kemi nevojë tani është më shumë kujdes për marrëdhënien mes nesh. Sepse BE është si një marrëdhënie njerëzore, me marrëveshje që krijojnë kuadrin për jetën e përbashkët, por sidomos me ndjenjat e banorëve të kontinentit që besojnë, se mes tyre ekziston një lidhje emocionale dhe botëkuptimore.

Fjalët e duhura dhe të gabuara

Nëse Henkel apo Unilever me qëllim apo pa qëllim prodhojnë produkte pa cilësi, ekstra për tregjet europianolindore kjo mund të lihet mënjanë. Me gjasë kjo as nuk provohet dot. Po se politika e Berlinit apo Parisit ka dëmtuar Europën Qendrore e Lindore, siç thuhet. Por në një marrëdhënie të lumtur mes dy njerëzve nuk bëhet fjalë edhe aq shumë për të pasur të drejtë. Por nevojat artikulohen, tjetri përballë dëgjohet me vëmendje, e bëhet kujdes që të respektohen dëshirat e dyanshme. Është naivitet të besosh, se koncernet e qeveritë do të duhej të ndiqnin këtë model? Të ndeshesh me lëndimet kolektive, edhe pse nuk ka pasur qëllime të këqija, por që një përshtypje e tillë megjithatë është krijuar?

Në shumë media europiane flitet me tepri për një kthesë djathtas të Polonisë. Me thënë të drejtën, jam ngopur: Ankesat, toni i mësuesit, zemërimi, polarizimi e në fund ndezja e armiqësisë. Fjalët me empati mund të shërojnë ndjenjat. Por kur përdoren fjalët e gabuara në momentin e gabuar, marrëdhëniet dihet që prishen. Nga çiftet e dashuruar bëhen armiq dhe papritur asnjë fjalë tjetër më nuk mund të ndryshojë diçka.

Stanis?aw Strasburger, lindur në Varshavë është shkrimtar dhe menaxher kulture. Prej tij janë botuar „Fiksimi-Liban" dhe „Tregtari i fabulave". Ai jeton në Berlin dhe Varshavë dhe disa qytete mesdhetare."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat