Tre muaj pa qeveri, Merkel merr një vendim të rëndësishëm - Bota Sot
Tre muaj pa qeveri, Merkel merr një vendim të rëndësishëm

Evropë

E hënë, 24 shtator 2018

Tre muaj pa qeveri, Merkel merr një vendim të rëndësishëm

Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:21
Angela Merkel

Angela Merkel nis një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit. Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, Gjermania vazhdon të mbetet pa një qeveri të re, sepse tentativat e mëhershme të krijimit te një koalicioni kanë dështuar duke e shtyrë kancelaren sërish drejt social-demokratëve. Bisedimet 5 ditore do të përfshijnë pikërisht këta të fundit, kristiandemokratët e Merkelit dhe partinë simotër, Unionin socialdemokrat CSU.

Shumë ekspertë e shohin këtë si shansin e fundit të Merkelit për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm. SPD-ja e qendrës së majtë ka bashkëqeverisur me partinë e qendrës se djathte të kancelares për 8 vjet, por rezultati tejet i dobët ne zgjedhjet e shtatorit e detyroi liderin e saj Martin Schulz të zotohet se do ta lërë në opozitë forcën politike që drejton, shkruan RTSH. Merkelit tani i duhet t’i bindë krerët social-demokratë se kanë mjaftueshëm objektiva të përbashkëta për të nisur zyrtarisht negociatat e koalicionit nga muaji mars apo prill.

Me deklaratën e dhënë per gazetarët përpara takimit Schulz çel një dritare shprese. Ai u shpreh se nuk do të vendosë vija të kuqe dhe se kohët e reja kërkojnë politika të reja, duke lënë kështu të kuptohet se terreni për kompromis nuk mungon. Nga këto diskutime i kanë drejtuar sytë edhe aleatët të Gjermanisë në BE, të cilët e shohin vendin si shtyllën e stabilitetit në bllokun europian.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test