Gjermani: Shumë refugjatë analfabetë

Evropë

Gjermani: Shumë refugjatë analfabetë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 07:48
ilustrim

Megjithë kurset e posaçme mësimi i gjuhës gjermane mbetet për shumë refugjatë analfabetë pengesë e madhe për integrimin. 

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) është e shqetësuar se shumë refugjatë analfabetë që kanë ardhur në Gjermani kanë vështirësi të mësojnë gjermanishten. Sipas të dhënave të BAMF-it, më shumë se 80 përqind e këtyre refugjatëve nuk arrijnë nivelin e gjuhës B1, që konsiderohet prej qendrave të punës dhe agjencive të punësimit si kërkesë minimale për të gjetur një vend pune si ndihmës ose për të filluar një shkollë. Sipas njoftimeve të gazets "Bild am Sonntag" që mbështeten tek informacionet e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ndër më të dobtit janë refugjatët analfabetë nga Eritrea dhe Iraku.

Image

Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) vetëm në gjysmën e parë të vitit 2017 në kurset  e posaçme për analfabetët që organzon BAMF-i kanë marrë pjesë 43.000 vetë, pra rreth 10 përqind më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por sipas njoftimeve megjithëse mësimi zhvillohej në grupe të vogla dhe refugjatëve u janë orfruar 1.300 orë kurs për gjuhën gjermane, katër nga pesë prej tyre flasin aq keq gjermanisht sa nuk kanë asnjë perspektivë për të gjetur një vend pune ose për të marrë pjesë në një kurs profesional./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat