Jep dorëheqje redaktorja e BBC, ndjehej e diskriminuar në pagesë krahasuar me kolegët meshkuj

Evropë

Jep dorëheqje redaktorja e BBC, ndjehej e diskriminuar në pagesë krahasuar me kolegët meshkuj

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:41
Carrie Gracie

Redaktorja e BBC-së për redaksinë e Kinës, Carrie Gracie, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, pasi ndjehej e diskriminuar me pagesën që i bëhej asaj, krahasuar me kolegët e saj meshkuj.

Në një letër të hapur, Gracie, e cila punon në BBC-i për më shumë se 30 vite, ka akuzuar korporatën se ka një "kulturë të fshehtë dhe të paligjshme të pagave".

Ajo tha se BBC-i ishte duke u përballur me një "krizë besimi", pasi u zbulua se dy të tretat e yjeve të saj që fitojnë më shumë se 150,000 funte, ishin meshkuj.

Por BBC ka njoftuar se nuk kishte "asnjë diskriminim sistemik kundër grave".

Gracie tha se ajo la pozitë e saj si redaktore e zyrës së Pekinit në korporatë javën e kaluar, por do të mbetet edhe më tej në BBC.

Ajo tha se do të kthehej në postin e saj të mëparshëm në redaksinë televizive, nëse do të paguhej në mënyrë të barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat