Pluhuri i Saharës arrin në Evropë, nuk ka rrezik për aeroplan

Evropë

Pluhuri i Saharës arrin në Evropë, nuk ka rrezik për aeroplan

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:56
ilustrim

Disa pjesë të Evropës nga sot pritet të përfshihen nga pluhuri i ardhur nga Sahara jugore. Sipas hartës së publikuar nga faqja weather.eu nga shkretëtira e Saharës sasia më e madhe e pluhurit do të kalojë në Itali, Sardenja, Francë, Spanjë, Zvicër dhe Britani.

Në këtë do të përfshihen edhe vendet e Ballkanit, ku mese shumti do të preket Kroacia dhe Bosnja, por re pluhuri mund të depërtojnë sot edhe në Kosovë.

Ky pluhur i kuq, nuk do të paraqes problem për fluturimin e aeroplanëve, apo shëndetin e qytetarëve. Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën, ndërsa ndikimi i saj është në ngjyrën e kuqe të borës, apo të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat