Putin “ka harruar” raketat e aeroplanët, frikësohet nga diçka tjetër – po përgatitet të krijojë një forcë kundër dronëve!

Evropë

Putin “ka harruar” raketat e aeroplanët, frikësohet nga diçka tjetër – po përgatitet të krijojë një forcë kundër dronëve!

Më: 10 janar 2018 Në ora: 00:06
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin është gati të krijojë një forcë të veçantë për të mbrojtur objektivat kryesore ruse, siç mund të jenë edhe pikat e energjisë bërthamore nga ndonjë sulm i mundshëm me drone.

Sipas mediave të huaja, masa, e cila përfshin teknologjinë e “shkatërrimit të dronëve”, vjen mes frikës se terroristët mund të bëjnë një sulm të fuqishëm duke përdorur objekte të sofistikuara të fluturimit pa distancë.

Po sipas mediave, shqetësimet ruse janë rritur pas sulmeve xhihadiste në bazat e saj ushtarake në Siri duke përdorur UAV – automjete ajrore pa pilot.

Në këtë drejtim, siç thuhet më tej, Kremlini ka kërkuar që Ministria e Mbrojtjes, disa agjenci të shërbimit sekret dhe Gardës Kombëtare Ruse të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për të shkatërruar dronët, përpara se të arrijnë objektivat e tyre.

Teknologjia për shkatërrimin e dronëve është zhvilluar në Rusi, por ka nevojë për testime, citojnë mediat kolonelin e përgjithshëm, Sergej Melikov, zëvendësdrejtor i parë i rojës kombëtare.

Image
Sergey Melikov

Po sipas mediave, ai e ka bërë të qartë se centralet bërthamore janë ndër objektet shtetërore që kërkonin mbrojtje.

“Ne po konsiderojmë një mundësi për të krijuar grupe për të testuar pajisje eksperimentale për të luftuar dronët brenda njësive tona”, tha ai.

“Ne kemi një pajisje të caktuar por nuk është e qartë se sa e lehtë është përdorimi i saj. Duhet të testohet së pari”.

“Nëse e kuptojmë se duhet të krijohet një njësi e veçantë me një ekip specialistësh, sigurisht që do ta bëjmë këtë”.

Ai ka zbuluar se plani është duke u studiuar nga ekspertë, duke përfshirë ata të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSB-së, si dhe ish shërbimin e kundërzbulimit të KGB-së.

Ndërkaq eksperti i sigurisë, Yury Zakharchenko, ka thënë se deri më tani nuk ka një teknologji universale për të luftuar sulmet e sofistikuara të dronëve.

“Kjo çështje nuk është zgjidhur askund në botë, sepse është e vështirë, por puna po bëhet në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat