Dënohet me 400 mijë funta për shkak të hakimit

Evropë

Dënohet me 400 mijë funta për shkak të hakimit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Rregullatori britanik për mbrojtjen e të dhënave njoftoi sot se ka dënuar Carphone Warehouse me 400.000 funta, pas sulmit kibernetik në këtë kompani në vitin 2015, ku ishin të ekspozuar të dhënat personale të më shumë se 3 milionë përdoruesve.

Zyra e komisarit për mbrojtjen e të dhënave njoftoi se kjo është gjoba më e lartë e shqiptuar ndonjëherë, pasi kjo kompani për shitjen e pajisjeve elektronike dhe telefonave mobilë dështoi të sigurojë sistemin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat