Pas akuzave për sulme seksuale, jep dorëheqje drejtori i Orkestrës Mbretërore

Evropë

Pas akuzave për sulme seksuale, jep dorëheqje drejtori i Orkestrës Mbretërore

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:26
Charles Dutoit

Charles Dutoit ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit artistik dhe dirigjentit kryesor të Orkestrës Filarmonike Mbretërore, pas akuzave të shumta për sulme seksuale.

Largimi i dirigjentit të njohur ishte planifikuar për në tetor të vitit 2019, por orkestra me bazë në Londër, në një deklaratë tha sot se largimi i tij ka hyrë në fuqi menjëherë.

Simfoni të shumëfishta u distancuan nga 81-vjeçari Dutoit, pasi The Associated Press raportoi më 21 dhjetor se tri këngëtare të operës dhe një muzikante klasike, e kishin akuzuar atë për sulme seksuale midis viteve 1985 dhe 2010, të cilat akuza i kishte mohuar zyra e tij.

Gratë kishin thënë se Dutoit i sulmoi ato seksualisht gjatë provave dhe shfaqjeve në Çikago, Los Anxhelos, Mineapolis, Philadelphia, Saratoga Springs dhe Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat