Britania e Madhe duhet të vazhdojë të angazhohet në Ballkanin Perëndimor pas Brexit

Evropë

Britania e Madhe duhet të vazhdojë të angazhohet në Ballkanin Perëndimor pas Brexit

Nga: Beqir SINA New York Më: 11 janar 2018 Në ora: 09:02
Parlamenti britanik

Sot u publikua raporti i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe për Ballkanin Perendimor. Raport, i bërë publik sot, më 10 janar 2018, dhe ka rreth 400 faqe material, ku mund të lexoni konkluzionet e rekomandimet si dhe materialet bazë (evidenca) nga të cilat janë arritur këto konkluzione.

Te materialet e evidencës mund të gjeni edhe punën e disa shqiptarëve të cilët kanë shkruar rekomandime dhe që kanë ndikuar në këto konkluzione e rekomandime.

“Mbretëria e Bashkuar, duhet të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë të mbrojë pranimin e tyre në anëtarësimin në BE”, të paktën kështu thotë raporti i Lordëve të botuar sot në faqen zyrtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe.

Raporti është i titulluar : Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe është i ndarë në disa kapituj si Vëllimi i provave: Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Hulumtim: Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Komisionin për Marrëdhënie, Ndërkombëtare e tjer.

Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe, si çdo fillim viti dhe për vitin 2017, sot boton raportin e tij : "Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor", ku thuhet se Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë angazhimin e saj me rajonin, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, për të mbrojtur përparimin e bërë në rajon që viteve 1990.

Duke komentuar raportin, Kryetari i Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe, Lord Howell nga Guildford, tha:

Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë të angazhohet me partnerët në BE dhe ndërkombëtarisht për të promovuar stabilitetin dhe reformën demokratike në Ballkanin Perëndimor; që është në interesin e secilit. Ne e mirëpritëm fundvitin e kaluar vendimin e Qeverisë për të mbajtur Samitin e Ballkanit Perëndimor, dhe këtë vit rekomandimet e Samitit të Ballkanit do t’i shohim si një simbol të angazhimit të Qeverisë në rajon edhe pas largimit nga Britania e Madhe në Bashkimin Evropian.

Në raport gjithashtu ceket fakti se konkluzionet dhe rekomandimet të tjera janë perspektiva e Brexit, të cilat kan ndikim në rajon, të cilat për ta kundërshtuar atë do të kërkojnë një riafirmim të fortë të angazhimit britanik.

Angazhimi do të kërkojë mënyra të reja të koordinimit dhe bashkëpunimit me BE dhe shtetet anëtare të saj.

Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe, pajtohet me mbështetjen e Qeverisë për vendet e rajonit që kanë anëtarësimin në NATO dhe BE si qëllimet e tyre dhe mbështet përpjekjet për të kapërcyer pengesat ndaj këtyre qëllimeve, pohon Raporti i vitit 2017 i cili botohet si çdo vjet 10 ditëshin e parë të vitit të ri.

Ndikimet destabilizuese të fuqive të jashtme në rajon, veçanërisht Rusia, duhet të kundërshtohen me vendosmëri dhe vazhdimësi.

Samiti i Ballkanit Perëndimor duhet të përdoret për të demonstruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë e shtypit, sundimin e ligjit dhe rolin e shoqërisë civile në demokracitë e hapura, thotë raporti sipas Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe.

Britania e Madhe sipas këtij raporti duhet të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në rajon dhe duhet të vazhdojë lidhjet e tij të ngushta operacionale me BE-në në çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme në interes të sigurisë kombëtare.

Ajo duhet të vazhdojë të ofrojë trajnime dhe këshilla për agjencitë në rajon përgjegjëse për luftimin e terrorizmit dhe de-radikalizimit, thuhet në konkluzionet e nxjerra nga rekomandimet e këtij raporti publikuar sot nga Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit të Britanisë se Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat