Londra refuzon kërkesën e Ekuadorit për statusin diplomatik të Assange

Evropë

Londra refuzon kërkesën e Ekuadorit për statusin diplomatik të Assange

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:11
Julian Assange

Zyra e Jashtme britanike ka bërë të ditur sot se ka refuzuar kërkesën e Ekuadorit që t'i japë statusin diplomatik themeluesit të Wikileaksit Julian Assange, i cili prej vitit 2012 jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke i ikur kështu arrestimit nga britanikët.

“Ekuadori e di se rruga për zgjidhjen e kësaj çështjeje është që Assange të largohet nga ambasada, në mënyrë që të ballafaqohet me drejtësinë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat