Putin e akuzon Uashingtonin për mbështetje të Navalnyt - Bota Sot
Putin e akuzon Uashingtonin për mbështetje të Navalnyt

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Putin e akuzon Uashingtonin për mbështetje të Navalnyt

Më: 12 janar 2018 Në ora: 08:55
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pretenduar se luftëtari kundër korrupsionit në Rusi, Aleksei Navalny, është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për synimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale.

Këto komente, për të cilat ai nuk ka paraqitur ndonjë provë, zoti Putin i ka bërë dje, gjatë një takimi me editorët dhe shefat ekzekutivë të disa kompanive mediale ruse.

Aleksei Navalnyt, një aktivist karizmatik i cili zhvillon fushatë për çrrënjosjen e korrupsionit qeveritar në Rusi, nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse më 18 mars, për shkak të një dënimi me burg me kusht.

Ai dhe mbështetësit e tij thonë se vendimi ishte i motivuar politikisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar vendimin që Navalnyt të mos i lejohet kandidimi në zgjedhjet për president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test