Në Çeki mbahen zgjedhjet presidencialee - Bota Sot
Në Çeki mbahen zgjedhjet presidencialee

Evropë

E hënë, 18 qershor 2018

Në Çeki mbahen zgjedhjet presidencialee

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:58
Pamje gjatë zgjedhjeve në Çeki

Në Republikën e Çekisë po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat favorit konsiderohet presidenti aktual, Milos Zeman, 73 vjeçar, i cili e kundërshton imigrimin dhe shihet si politikan prorus.

Në këto zgjedhje, që kanë filluar dje dhe përfundojnë sot pasdite, garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë.

Nëse asnjë kandidat nuk e fiton shumicën e votave, atëherë dy kandidatët më të suksesshëm kualifkohen për rundin e dytë, që është i planifikuar për 26 dhe 27 janar.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati më serioz i presidentit aktual është Jiri Drahos, ish-president i Akademisë së Shkencave të Çekisë.

Kandidatë të tjerë janë edhe ish-kryeministri, Mirek Topolanek, autori i teksteve muzikore dhe biznesmeni, Michal Horacek, e të tjerë.

Të drejtë të votës kanë afro 8.4 milionë shtetas të Çekisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test