Grabitja spektakolare e hotelit, policia gjen bizhuteritë e vjedhura

Evropë

Grabitja spektakolare e hotelit, policia gjen bizhuteritë e vjedhura

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia franceze arriti t’i gjejë bizhuteritë e grabitura gjatë mësymjes spektaklore të hotelit Ritz në kryeqytetin francez.

Nga sa shpjegojnë autoritetet, njërit prej personave të maskuar që mbollën panik në “Place Vendome”, i ka rënë çanta me gurët e çmuar pasi po largohej me motoçikletë nga vendngjarja, por rrugës u përplas padashur me një kalimtar.

Vlera e artikujve të çmuar të argjendarisë llogaritet në 4,5 milionë euro. Vjedhja e denjë për një film aksion e vendosi hotelin superluksoz në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Tre prej autorëve u prangosën shumë shpejt pas episodit, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim nga forcat e rendit.

Një pjesë e personave të prekur nga ngjarja, në fakt, fillimisht menduan se mos bëhej fjalë për një sulm terrorist. Aktet e terrorit e kanë munduar shumë Francën këto vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat