Turqia rikthen në punë mbi 1 800 zyrtarë të shkarkuar pas grushtit të shtetit

Evropë

Turqia rikthen në punë mbi 1 800 zyrtarë të shkarkuar pas grushtit të shtetit

Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:42
ilustrim

Autoritetet turke kanë rikthyer me një dekretligj më shumë se 1 800 funksionarë që ishin shkarkuar në kuadër të dënimeve të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik 2016. ?

Këta 1 823 persona ishin pezulluar më parë pasi akuzoheshin për shkarkimin e ByLock, një mesazheri e koduar që Ankaraja e konsideron si mjet komunikimi të puçistëve.

Por, autoritetet kanë njoftuar në fund të dhjetorit se kishin zbuluar se disa persona kishin shkarkuar aplikacionin në fjalë pa dijeninë e tyre.

Më shumë se 140 000 persona janë shkarkuar apo pezulluar nga institucionet turke që prej përpjekjes për grusht shteti.

Përveç të tjerave, rreth 55 000 persona janë burgosur në kuadër të këtyre dënimeve që kanë prekur gjithashtu mijëra prokurdë dhe media kritike.

”Mes personave të rikthyer në punë nga dekretligji bëjnë pjesë 544 punonjës nga Ministria e Arsimit Kombëtar, 458 nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë dhe 204 nga Ministria e Shëndetësisë”, sipas një numërimi të Anadolu.

“Ato do të marrin paga për të gjithë kohën, gjatë të cilës kanë qenë të papunë, por nuk mund të kërkojnë kompensim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat