“Mos lejoni nazistët!”, 20 mijë austriakë protestojnë kundër qeverisë së re

Evropë

“Mos lejoni nazistët!”, 20 mijë austriakë protestojnë kundër qeverisë së re

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:50
Pamje nga protestat

Mijëra protestues kanë marshuar sot në rrugët e Vjenës kundër koalicionit të ri qeveritar, ku partia e Kurz është në koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë.

Rreth 20 mijë persona raportohen të kenë marrë pjesë në protestë, ku kishte grupime të së majtës, pesionistë, si dhe studentë, të cilët mbanin në duar banderola ku shkruhej: “Mos lejoni qeverisjen e nazistëve”.

Policia austriake ka thënë se 1000 zyrtarë kanë qenë në detyrë gjatë organizimit, derisa ngjarjen e kanë përshkruar paqësore. Protestuesit kanë kërkuar bojkotimin e ministrave të FPO-së nga qeveritë tjera evropiane.

“FPO nuk është vetëm populiste, por edhe armike e demokracisë”, ka thënë presidenti i Lëvizjes Kundër Racizmit, Benjamin Abtan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat