Zvicër – Protesta anti-Trump në Bernë në prag të Forumit të Davosit

Evropë

Zvicër – Protesta anti-Trump në Bernë në prag të Forumit të Davosit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:50
Davos

Disa qindra persona të lëvizjes anti-kapitaliste protestuan sot në Bernë në qetësi kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Forumin e Davosit, bëri të ditur media.

Me banderola në duar ku lexohej “Hani të pasurit” “Fight WEF, Trump, Kapitalizëm (Të luftojmë forumin, Trumpin dhe kapitalizmin) manifestuesit protestuan kundër organizimit të Forumit të Davosit i planifikuar të mbahet nga data 22 deri në 26 janar, në këtë qytet të vogël në kantonin e Grisons, në perëndim të Zvicrës.

Ndërsa autoritetet zvicerane paralajmëruan për rrezikun “e përshkallëzimit të dhunës” me rastin e këtij tubimi të paautorizuar, kortezhi ka qëndruar në qetësi dhe nuk u shënua asnjë incident gjatë pasdites, sipas agjencisë zvicerane ATS.

Protesta u organizua me thirrje të shoqatës zvicerane anti-kapitaliste RJG.

Në web-in në internet, RJG u shpreh entuziaste dhe e kënaqur pasi pavarësisht pranisë së shtuar policore dhe provokimeve të shumta të policëve me veshje civile, protesta u mbyll me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat