Shpërthim në Portugali, 8 të vrarë

Evropë

Shpërthim në Portugali, 8 të vrarë

Nga: Bota Sot Më: 14 janar 2018 Në ora: 09:58
Të paktën 8 vetë janë vrarë në shpërthim në Portugali

Së paku tetë vetë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të madh në Portugali, Raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Shpërthimi tronditi një rrugë në Tondela, 122 milje larg nga Lisbona.

Kryetari i Bashkisë Jose Antonio de Jesus tha: "Dhjetëra njerëz janë plagosur, disa lehtë dhe të tjerë rëndë".

Besohet se shpërthimi ishte shkaktuar për shkak të një sobë me djegie druri në ndërtesën dykatëshe.

Paulo Santos, komandanti i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, tha se të paktën 50 vetë u plagosën.

Dëshmitarët thanë se një zjarr që u përhap në ndërtesën pas shpërthimit shkaktoi panik në mesin e banorëve.

Dhjetëra ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë u vërsulën në vendngjarje.

Shpërthimi vjen pas zjarreve vdekjeprurëse të pyjeve në Portugali vitin e kaluar, gjë që vrau më shumë se 100 vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat